Tërmeti në tregjet e aksioneve nuk ka të ndalur, duke ngjallur frikën se bota mund të gjendet tashmë para një kolapsi të vërtetë ekonomik. Tarifat e paprecedenta doganore që Donald Trumpi vendosi ndaj shumicës së partnerëve tregtarë të SHBA i kanë bërë investitorët nervozë, me rrezikun e një lufte të madhe tregtare gjithmonë e më të pranishëm.