Sihat Karamanaj, një i ri nga fshati Rroms në Mallakastër, i rikthyer nga emigrimi prej dy vitesh, po përballet me probleme ekonomike. Ai ka investuar në bujqësi, duke kultivuar perime në tokat e tij dhe në sipërfaqe të marra me qira, por prodhimet po rrezikojnë t’i kalben në fushë për shkak të mungesës së tregut.