Komisioni Europian do të rekomandojë nisjen e negociatave të anëtarësimit të Bosnje Hercegovinës në BE, e konfirmuar kjo nga vetë kryetarja e krahut ekzekutiv të bllokut, Ursula von der Leyen. Duke folur përpara Parlamentit europian, Von Der Leyen theksoi se raporti i përpiluar nga Komisioni Evropian dëshmon përparimin që ka arritur Bosnjë e Hercegovina, prandaj edhe i ka rekomanduar Këshillit të vendosë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me vendin ballkanik.