Top Channel/ Borxhi publik shkon 80 %. Ekspertët e ekonomisë e quajnë të dëmshëm zgjerimin e borxhit
02/07/2021 19:47

Ndryshimet e fundit të buxhetit kanë bërë që qeveria të shkelë rregullin fiskal të ligjit organik të buxhetit duke thelluar deficitin e duke rritur më tej nivelin e borxhit publik. Me ndërhyrjet e reja, borxhi kapërcen 80% të PPB-së këtë vit në rritje në raport me 2020-ën kur arriti në 77.8% , duke dalë edhe kundër rekomandimeve të FMN-së. Për ekspertin e ekonomisë Dritan Shanon masa të tilla që orientojnë paratë te projektet infrastrukturore në kushte pandemie janë kontradiktore dhe nuk justifikojnë emergjencën. “Ndryshimi i buxhetit 4 herë brenda 6 muajsh tregon për një problematikë shumë të madhe në aftësitë programuese . Qeveria duhet të ndajë mendjen: A po rimëkëmbet ekonomia në 2021 apo jo? Nëse po, nuk ka asnjë arsye të marrësh një borxh akoma më të madh se në 2020. Nëse ekonomia po rritet marrja borxh në këto përmasa nuk është e justifikuar. Po të marrësh të shikosh kompozimin se ku i çoi paratë ndryshimi i fundit i buxhetit. Janë të gjitha investime afatgjata në ato shpenzime që planifikon të bëje qeveria. Sipas Shanos, zgjerimi i borxhit në nivele të tilla rrezikon stabilitetin financiar. Megjithatë, përballë Eurobondit, ai propozon marrjen hua në tregun e brendshëm. “Hapësira jonë fiskale është thuajse inekzistente prej të paktën 2-3 vjetësh. Të dhënat për të ardhurat nuk janë aspak inkurajuese dhe efektet e Covid-19 ende nuk janë shpërfaqur tamam në ekonomi dhe do të shtrihen për një periudhë afatgjatë efekte në konsum dhe mënyrën e jetesës.” Në raportin e fundit Fondi Monetar Ndërkombëtar apelonte qeverinë për kujdes lidhur me menaxhimin e risqeve fiskale si dhe për investimet publike, për të mbrojtur shpenzimet për kujdesin shëndetësor, e veçanërisht vaksinimin.

Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57
Top Channel/ “Përkeqësim i klimës së biznesit”, investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin
20/02 15:14
Top Channel/ Turistët flenë në informalitet, vetëm 25% qëndrojnë në biznese të regjistruara
19/02 15:23
Top Channel/ Rënia e euros godet fasonët, vështirësi edhe prej rritjes së pagës minimale
18/02 19:54
Top Channel/ Bien importet dhe eksportet, ekspertët: Pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi
17/02 20:03
Top Channel/ TVSH nuk ndjek rritjen e çmimeve, ekspertët: Evazioni dhe oligopoli po dëmton tregun
16/02 19:55
Top Channel/ Kreditë e këqija zvogëlohen, por 35.9 mld lekë të dhëna me kredi mbeten risk
13/02 15:16
Top Channel/ Inflacioni u rrit në 2.3%, shkak rritja çmimit të qirave dhe e ushqimeve
12/02 15:32
Top Channel/ Shqiptarët me lekë nëpër xhepa! 4.83 miliardë euro cash në 2025
08/02 19:46
DIGITALB DIGITALB