Për gjithë cfarë u arrit në takimin e Ohrit, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, do të raportojë përpara ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Në takimin e 18 marsit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vucic të ndërmjetuar nga BE-ja, palët u pajtuan me aneksin për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.