Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar në Bruksel se Mali i Zi është shteti më i avancuar kandidat në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe është i pari në radhë për t’u anëtarësuar në BE. Deklaratat i bëri në konferencën e përbashkët me presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviç, i cili ndodhet në vizitën e tij të parë në selinë e BE-së prej kur është zgjedhur në postin e presidentit të këtij shteti.