Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e pranoi propozimin e BE-së për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por kërkoi që të formalizohet njohja de facto e Kosovës nga Serbia. Borrell priti të enjten në një rund të ri bisedimesh Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.