Edhe pse në muajin e dytë të stinës, pranvera duket ende larg në Kukës, ku vazhdojnë reshjet e borës në zonat malore dhe temperaturat e ulëta në qytet. Në Shishtavec, gjithçka është mbuluar nga bardhësia e borës. Veç reshjeve të dëborës në lartësitë mbi 700 metra mbi nivelin e detit reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë zonat e ulëta të Kukësit gjatë këtyre ditëve.