Është mbledhur Bordi i parë i Paqes në Uashington, aty ku krah SHBA-së, marrin pjesë edhe Shqipëria me Kosovën. Në fjalën e tij, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shpreh se si të gjitha shtetet e tjera, edhe Shqipëria me Kosovën do të angazhohen me trupa në terren në Gaza. “Dua të falënderoj Indonezinë. Një vend i mrekullueshëm. Maroku do të angazhohet. Shqipëria dhe Kosova do të kenë gjithashtu trupa në terren”, tha Trump.