Tekst: Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku shpjegoi punët e vitit që kaloi në sektorët që ajo mbulon duke renditur si suksese një sërë projektesh, por ajo la pa një përgjigjie bindëse për cështjet që shqetësojnë qytetarët. e para lidhet me çmimin e karburanteve. Prej disa muajsh çmimi i naftës vendoset nga një bord i ashtuquajtur transparence i cili nuk pranon që të bëjë transparente mbledhjet e tyre.