Kryeministri Edi Rama ishte sot në takim me kandidatë të rinj që duan të bëhen deputetë nën logon e PS, përmes platformës online “Deputeti që duam”. Ai iu drejtua të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e PS, se duhet të spikasin dhe se tani është momenti i tyre. Rama u shpreh se PS nuk është një “parti engjëjsh”, por shtoi se në shumatoren e të gjithëve është e vetmja parti politike në vend.