Dy të rinj kanë humbur jetën orët e para të mëngjesit, pasi makina me të cilën po udhëtonin, është përplasur me një mur. Shkak i aksidentit tragjik dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë, me të cilën 23-vjeçari po udhëtonte në një kthesë, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë.