Top Channel/Bloomberg: Qeveritë europiane “hedhin para” për zbutjen e çmimeve të energjisë!
17/03/2022 15:30

Qeveritë europiane po kërkojnë të zbusin pak goditjen nga rritja e çmimeve të energjisë dhe mallrave të tjera që ka prekur kontinentin e vjetër, duke synuar në të njëjtën kohë, sic thotë Bloomberg, të ruajnë mbështetjen e votuesve për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. Greqia i dha dritën jeshile paketës së ndihmës sociale që parashikon 1.1 miliardë € për familjet me të ardhura të ulëta që llogariten deri në 30 mijë euro në vit; kjo kategori përfiton dhe ulje të karburantit, ulje të çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse për ngrohje. Parashikohet po kështu ulje taksash e çmimesh, bllokim i tajsës mbi pasurinë e patundshme, subvencion për fermerët si dhe një mekanizëm për vendosjen e një tavani të cmimit. Masat kanë afat tre mujor: prill, maj, qershor. po për të njëjtin qëllim, ekzekutivi gjerman miratoi një paketë 4.5 miliardë euro lehtësirash tatimore tatimor për konsumatorët dhe po diskuton për ndihmë të mëtejshme. Koalicioni i kancelarit Olaf Scholz ka vazhduar të kërkojë mënyra për menaxhimin e ngërcit të krijuar nga ekspozimi i madh i vendit të tij ndaj gazit rus. Roma zyrtare është gjendur gjithashtu nën presionin të gjejë një zgjidhje të shpejtë të shtrenjtimit të energjisë. Në tryezën e Këshillit të ministrave është ulja e akcizës së karburanteve, ndërsa synohet ndërhyrja mbi rritjen e cmimit të energjisë elektrike dhe gazit duke rimodeluar bonuset sociale e duke menduar për forma të reja pagesash me këste. Prej muajsh tashmë, cmimet e energjisë vazhdojnë rritjen për shkak të një krize të inflacionit të nisur në fundin e vitit 2021, e cila më pas, u përkeqësua ndjeshëm nga konflikti në Ukrainë. Benzina në Itali kushton aktualisht 2,208 euro litri. Vende të tjera gjithashtu po përpiqen të reagojnë ndaj situatës së rënduar. Franca, me zgjedhjet presidenciale një muaj larg, ka nisur të shohë protestat e para ndaj rritjes së cmimeve pasi kamionistë, fermerë e peshkatarë bllokuan të martën dy porte në Bretanjë, ndaj po vihet ne levizje per masa lehtesuese. Spanja është duke shqyrtuar kufijtë e çmimeve të energjisë dhe planifikon lehtësime taksash deri në fund të marsit ndërsa Portugalia ka ulur taksën e karburantit dhe ka ofruar kredi prej 400 milionë eurosh për industritë e prekura.

Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31