Mjaft serbë në veri të Kosovës shfaqen tani të penduar që nuk i kanë ndërruar me kohë targat në RKS- Republika e Kosovës, pasi sic thonë, zgjatja e regjistrimit në sistemin serb i ka detyruar të kufizojnë lëvizjen. Kështu, disa prej tyre që jetojnë në Mitrovicën e Veriut, nuk i përdorin dot automjetet për të lëvizur në jug të Ibrit dhe as për të shkuar në Serbi.