Top Channel/ Bllokohet Thethi e Vermoshi! Në Dukagjin shumë fshatra janë pa energji elektrike
11/12/2021 18:52

Reshjet e dëborës vijojnë ta mbajnë të mbërthyer veriun e Shqipërisë, duke krijuar probleme me qarkullimin rrugor dhe furnizimin me energji elektrike. Të bllokuara sipas raportit të shtabit të emergjencave pranë prefekturës, mbeten Thethi dhe Vermoshi, atje ku reshjet e dëborës kanë shkuar deri në 80 cm. Nga Qafa e Thorës për në brendësi të fshatit Theth kalohet me vështirësi vetëm me mjete të larta dhe duke përdorur zinxhir, ndërsa në aksin Tamar – Vermosh kalimi kryhet vetëm për raste emergjente pasi në qafën e Bërdalecit trashësia e borës shkon në 70 cm. Fshatrat Vermosh e Lepush janë pa energji elektrike. Edhe në aksin drejt Razmës turistike dhe Bogës ka patur reshje dëbore dhe është punuar me 3 fadroma për të shmangur bllokimin e saj. Në bashkinë Puke ka rreth 15 cm bore dhe po punohet për hapjen e rrugëve, ndërsa në disa fshatra ka munguar energjia elektrike. Po ashtu zona e Dukagjinit si pasojë e reshjeve dhe stuhive ka disa fshatra pa energji, si dhe rrugët e brendshme të bllokuara. Ndërsa ne qytetin e Shkodrës ka një ulje te ndjeshme te temperaturave e shoqëruar edhe me reshje shiut. Nivelet e ujit në lumenjtë Buna e Drin janë në kuota të ulëta dhe deri tani nuk paraqitet rrezik përmbytje. E qetë paraqitet situata edhe në kaskadën e Drinit ku në Fierzë prurjet janë 450m3/sek dhe ndodhet në kuotën e 273.11 metrave, Komani ka prurje 280 m3/sek dhe ndodhet në kuotën e 174.03 metrave, ndërsa Vau i Dejës ka 60 m3/sek prurje dhe ndodhet në kuotën e 75.19 metrave.

Top News- “Ja do vdesim, ja do rrojmë”, protestuesi merr flakë, çfarë ndodhi në protestën e PD
22/12 21:41
Top News- Policia marshon drejt Ministrisë së Brendshme, “në ndjekje” të protestuesve
22/12 21:20
Top Channel/ Kërkesat e opozitës në shesh/ PD njofton se tubimet do të vazhdojnë
22/12 20:52
Top Channel/ Bomba molotovi drejt Kryeministrisë, 1300 policë në luftë me protestuesit
22/12 20:51
Top Channel/ PD nis protestat kombëtare pas 5 foltoresh para kryeministrisë
22/12 20:51
Top Channel / Shpërndahen protestuesit, punëtorët e bashkisë nisin pastrimin e rrugëve
22/12 20:36
Top Channel/ Pas bombave molotov te Kryeministria, Berisha ‘shëtitje” deri te Kuvendi
22/12 20:36
Top News- Molotovë drejt Kryeministrisë, plasin flakët…momenti i tensioneve
22/12 20:11
Top Channel/ Pengmarrje dhe dhunë, zbardhet dosja e SPAK për AKSHi, skema që përdorej
22/12 20:03
Top News- Protestuesi provokon policët, nis dhuna në protestë
22/12 19:59
Top News- Përplasen makinat në Fier/ Aksident dhe në Lukovë, plagoset 15-vjeçari
22/12 19:57
Top Channel/ Protesta, Berisha: Edi Rama është bëjnë kufomë politike, funerali do ja bëjmë ne
22/12 19:46
Top Channel/ “Na pyesin, çfarë do bëjnë këta?”, Berisha: Ja do vdesim ja do rrojmë për liri
22/12 19:43
Top Channel/ Berisha: Ramën do ta heqim, askush mos të ketë iluzion që ai ikën me votë, kurrë
22/12 19:42
Top Channel/ Protesta, Berisha: Një prokuror guximtar pezullojë zëvendëskryeministren
22/12 19:40
Top Channel/ Protesta para Kryeministrisë, kreu i PD: Ja ku jemi sot, më të vendosur se kurrë
22/12 19:40
Top Channel/ Protesta e PD, Berisha: Rama, hidhi sytë këtij Bulevardi, nuk do njihesh më si…
22/12 19:40
Top Channel/ I riu demokrat: Ne jemi e ardhmja, ne do e çojmë Shqipërinë në Evropë
22/12 19:23
Top Channel/ “O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do”, protestuesit brohorasin për liderin e PD-së
22/12 19:05
Top Channel/ Elda Hoti: Ne nuk kemi qeveri, t’i rrezojmë një orë më parë
22/12 19:02
DIGITALB DIGITALB