Ndërpritet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Vlorës për shkak se nuk u mblodhën votat e mjaftueshme për të miratuar rendin e ditës. Siç raporton gazetari i Top Channel Mikel Marsi, 22 pika në rendin e ditës dhe mosplotësimi i kuorumit për Komisionin Juridik kanë bërë që këshilltarët e opozitës të kundërshtojnë vijimin e mbledhjes, ndërsa në procesin e miratimit të rendit të ditës kanë vendosur të braktisin mbledhjen, duke bërë që mbledhja e këshillit të mos ketë prezencë të mjaftueshme për të plotësuar kuorumin.