Është bllokuar lëvizja e mjeteve në rrugën Kukës-Shishtavec. Për shkak të motit të keq, rruga ka prani të gurëve, të cilat kanë bllokuar rrugën. Firma mirëmbajtëse po bën pastrimin, ndërsa deri në rregullimin e urës, banorët duhet të shfrytëzojnë pikën e kalimit kufitar Shishtavec-Krusheve për të ardhur në Kukës.