Për 6 orë me radhë lëvizja drejt Maqedonisë së Veriut u paralizua si rrjedhojë e një defekti në sistemin TIMS. Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës qindra automjete, udhëtarët dhe mjete të transportit të mallrave mbetën të bllokuara pa mundur të kalojnë në anën tjetër të kufirit. Prej orës 6 të mëngjesit dhe deri në mesditë, autoritetet maqedonase nuk përpunuan manualisht dokumentacionin për asnjë prej udhëtarëve që donin të hynin në Maqedoninë e Veriut ndërsa e kundërta ndodhi me ata që dilnin.