Prej orës 5.30 të mëngjesit së martës e deri në të njëjtën orë të së enjtes do të bllokohet lëvizja e të gjitha automjeteve në pikat kufitare me Greqinë. Greva e paralajmëruar e sindikatave greke qw do të zgjatë 48 orë do të bllokojë qarkullimin e automjeteve nga data 2-4 prill ndërsa të vetmit që do të mund të Kalojnë kufirin janë këmbësorët pa bagazhe dhe rastet e urgjencave.