Rreth 30 fluturime me deri në 5000 pasagjerë janë anuluar në aeroportin Heathrow të Londrës për shkak të problemeve teknike me bagazhet.Aeroporti u kërkoi linjave ajrore të shkurtojnë 10% të fluturimeve nga oraret në terminalet dy dhe tre të hënën. Gjendja e kaosit vjen pas problemeve në zonat e rikuperimit të bagazheve, të cilat janë mbledhur në një vend në sallën e aeroportit. Pamjet: AFP