Në Merdar, pikën kufitare që ndan Kosovën me Serbinë nuk ka pothuajse fare qarkullim. Protestuesit serb kanë bllokuar lëvizjen e kamionëve, duke shkaktuar një grumbull të madh mjetesh të tonazhit të rëndë që pengon lëvizjen e lirë. Asnjë automjet që ka targa të Kosovës, përveç automjeteve të vogla, nuk kalon përmes asaj pike kufitare.