Mbi 50 motora janë bllokuar dhe 30 persona janë të shoqëruar në komisariatin e Divjakës, pas një aksioni të policisë rrugore. Mungesa e dokumentacionit ligjor për drejtimin e këtyre mjeteve motorike ka sjellë ndalimin e dhjetëra personave të Divjakës. Disa prej tyre pohojnë se policia i ka ndjekur deri në banesa, madje edhe nëpër tokat bujqësore për t’i penalizuar.