Pavarësisht kundërshtimeve të vazhdueshme të operatorëve turistikë, Policia e Shtetit ka bllokuar pesë varka të tjera artizanale në liqenin e Shkodrës. Policia thotë se gjatë kontrollit në liqenin e Shkodrës, u bllokuan 5 varka artizanale që nuk plotësonin kushtet e sigurisë për transportimin e turistëve.