Moti i keq, që ka përfshirë të gjithë vendin, krijoi kaos edhe me disa fluturime, duke prekur qindra qytetarë. Pesë fluturime, që ishin nisur nga Bologna, Milano, Torino, Bari dhe Keln drejt Tiranës, u devijuan në orët e para të mëngjesit të 7 janarit, duke bërë ulje emergjente në Brindisi dhe Bari.