Ndërtimi i një rruge të re në krah të lumit Shkumbin pritet të zhbllokojë juglindjen. Në mbledhjen e së martës së Këshillit Teknik mes ARRSH-së dhe Hekurudhës, me këshillimin e gjeologëve dhe projektuesve, u vendos se në aksin Librazhd–Përrenjas do të realizohet një segment i përkohshëm për të mundësuar qarkullimin e automjeteve. Gjithashtu, në vendimmarrje parashikohet edhe prishja e urës ekzistuese, e cila pati shembje masive. “Do të ndërtohet një rrugë alternative përgjatë hekurudhës, në shtratin e lumit Shkumbin. Nuk ka ende një afat, sepse është minimalisht 1.3 km e gjatë. Do të bëhet edhe lehtësimi i ngarkesës në rrugën e rrëshqitur deri në ndërtimin e një skarpate natyrale. Aksi Librazhd–Përrenjas kërkon stabilitet”, u shpreh Ami Kozeli, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar.