Kryeministri Edi Rama ka theksuar se është e drejtë kushtetuese e pakicës për të ngritur Komisione Hetimore, por një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur përsakohë ata bazohen në thashetheme. I pyetur nëse ka në plan ti bllokojë opozitës mundësinë për të mbajtur Komisonet Hetimore deri në kryerjen e ndryshimeve të paralajmëruara në ligjin për Komisionet Hetimore, Rama theksoi se ka rregulla për ngritjen e Komisioneve Hetimore dhe ai nuk do të lejoi ngritjen e tyre për të sulmuar me metoda barbare kundërshtarin politik (në këtë rast mazhorancën).