Antony Blinken mbërriti në Izrael për të 11-tën vizitë në Lindjen e Mesme që prej shpërthimit të konfliktit mes shtetit hebre e Hamasit. Shefi i diplomacisë amerikane duket se do të tentojë t`i japë një tjetër shtysë përpjekjeve për armëpushim pas vrasjes së liderit të grupit militant palestinez, Yahya Sinwar, i konsideruar dhe si “truri” i sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar që nxiti spiralen e dhunës.