Sa më shumë afrohet afati i 31 tetorit, aq më shumë shtohet shqetësimi i ndërkombëtarëve nga një përshkallëzim i ri i situatës në Kosovë. Së fundi, në cështjen e targave është përfshirë dhe vetë sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që ta zgjidhin këtë ngërc në mënyrë paqësore.