Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, komentoi vendimin e firmosur prej tij në maj të vitit 2021 për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit të Shqipërisë dhe liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Pesë vite më vonë, ish-sekretari Blinken shprehet se i qëndron plotësisht vendimit të tij për t’i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës politikanit shqiptar. Blinken theksoi se nuk ka asnjë dyshim apo hezitim për sanksionet ndaj Berishës, teksa foli gjatë një bashkëbisedimi në “Harvard Institute of Politics”, dalja e tij e parë publike mbi një vit pas incidentit që pati me presidentin amerikan, Donald Trump, ku ky i fundit i hoqi të drejtën e aksesit në zyrat e shtetit dhe informacionet e klasifikuara si shtetërore. “Unë qëndroj plotësisht pas sanksioneve të vendosura ndaj z. Berisha. Nuk kam asnjë hezitim apo dyshim për këtë vendim, aspak. Kjo nuk flet për mangësitë e administratës, por flet për mangësitë e Berishës dhe unë do të vazhdoj të qëndroj pas kësaj. Është thjesht një ndryshim gjykimi”.