Një vizitë që synoi riafirmimin e marrëdhënieve me njëe partner kyc në rajon dhe garantimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për mbështetjen e plotë të Washingtonit në rrugën e tyre drejt integrimit europian: kështu po përshkruhet në media të huaja ndalesa e sekretarit amerikan në Shqipëri, një pjesë e të cilave e shohin edhe si tentativë për të forcuar rolin kritik të vendit tonë në politikën e jashtme të SHBA-së në kohën më të trazuar në rajon prej dekadash të tëra.