Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ai i Mbrojtjes Lloyd Austin pritet të vizitojnë Kievin këtë të dielë, kështu njoftoi më herët presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy. Ende nuk dihen më shumë detaje, por kjo do ishte vizita e parë zyrtare nga diplomatë të qeverisë amerikane që kur filloi agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës më 24 shkurt.