Dy milionë banorët e Gazës po përjetojnë "nivele të rënda të pasigurisë akute ushqimore", deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken. Kjo ishte hera e parë që një popullsi e tërë klasifikohet në këtë mënyrë pohoi ai kur u pyet nga BBC për kushtet e vështira në territor. Shefi i diplomacisë amerikane i bëri thirrje Izraelit që t'i japë përparësi sigurimit të ndihmave për personat që kanë më shumë nevojë.