Pa kaluar 48 orë nga ngjarja e rëndë e ekzekutimit mafioz të 22 vjeçarit, Gëzim Sinomataj, familja e tij ka lajmëruar zyrtarisht sot zhvillimin e ceremonisë mortore të të riut. Autoritetet kanë konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen në të të babait të viktimës, Sokol Sinomataj, i cili ka kërkuar lejen e autoriteteve për të qënë i pranishëm, pasi gjendet aktualisht duke vuajtur dënimin në burgun e Fushë Krujës për arratisje. Ish-anëtari i bandës së Gaxhait në vitin 1997 është dënuar me 25 vite burg.