Gert Mehmetaj, Marjo Hazizaj dhe Artur Skënderaj janë tre të rinj nga Cakrani i Fierit që merren me rritjen e bletëve. Ata e kanë nisur këtë profesion në kohë të ndryshme, ndërsa më i vogli mes tyre, 23-vjeçari Marjo Hazizaj tregon se gjithçka nisi pasi u kthye nga emigracioni. Fillimisht ai e nisi me pesë koshere me bletë e më pas i shtoi ato.