Rreth 100 blegtorë nga rrethet e Jugut u mblodhën për të protestuar sërish në urën Kardhiqit në hyrje të aksit Kardhiq-Delvinë. Ata janë takuar me ministren e Bujqësisë Anila Denaj për t’i prezantuar katër pikat kryesore të protestës: rritjen e çmimit të shitjes së qumështit, dyfishimin e subvencioneve, sistemimin e lerave malore dhe mundësimin e kontratave 15 vjeçare për kullotat.