Nga kjo e hënë Byroja Kombëtare E Hetimit , është pa drejtues . megjithatë derisa të gjendet shefi I ri, FBI shqiptare do të drejtohet përkohësisht nga zëvendës drejtori Jon Keta. Me 6 vota pro dhe 4 kundër Këshilli I Lartë I prokurorisë pranoi kërkesën e kryeprokurorit të SPAK Altin Dumani për lirimin nga detyra të Aida Hajnaj, për të cilën u pranua mbarimi I mandatit 5 e për rrjedhojë largimi nga ky post.