Një mobilieri pranë gjimnazit “Halim Xhelo” në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarje ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, të cilat janë përhapur me shpejtësi. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa Policia po heton