Ndërsa qeveria ka hedhur për konsultim publik paketën fiskale 2023, shoqatat e biznesit janë të pakënaqura me ndryshimet pasi sipas tyre nuk ndihmojnë në përballimin e krizës. Ata kanë dalë me një listë kërkesash për qeverinë ku kërkojnë ulje të taksave dhe rishikimin e gjobave që parashikohen për evazionin fiskal.