Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkovic rikthehen sot në Bruksel për një raund të ri bisedimesh në kuadër të dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Nuk është ende e qartë nëse ata do të kenë një takim të përbashkët, apo vetëm bisedime të vecanta me zyrtarët e BE-së.