Zv/Kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi është i bindur: Pas shpërthimit në kanalin e furnizimit me ujë nga liqeni i Ujmanit qëndron Serbia, e për këtë arsye, ajo nuk mund të bëhet pjesë e hetimit të krimit. Edhe pse Beogradi ka mohuar të ketë pasur rol në ngjarjen që ka tensionuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve, Bislimi it ha VOA-s se “të gjitha informacionet që kemi çojnë në vetëm një adresë”.