Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pohoi gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Europiane se nuk ka ende një vendim për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura prej Brukselit majin e vitit të kaluar. Ankesa e tij ishte se kjo gjë po ndodh pavarësisht faktti që Prishtina zyrtare i ka zbatuar kërkesat bazë dhe situata është qetësuar.