Takimet ndërpartiake për çështjen e presidentit të ri të vendit nxorën në pah se partitë politike duhet të arrijnë konsensus për një kandidaturë ose të arrijnë marrëveshje politike. Pas takimeve me opozitën, kryeministri Albin Kurti tha se përderisa Vetëvendosje nuk garoi me një emër për president, rruga e vetme mbetet marrëveshja politike.