Në konferencën e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian janë diskutuar detyrat kryesore që i jepen vendit tonë në rrugën e gjatë deri në anëtarësimin përfundimtar. Në tryezën e kësaj konference, përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme, Josep Borrell tha se në këtë moment Shqipëria do ndihmohet për të shpejtuar reformat sa më afër Bashkimit Evropian.