Top Channel/ Binaj në Top Story: Nuk bëj fushatë me Berishën
09/10/2025 23:55

Aktori i njohur Florian Binajj, i cili ka shpallur kandidatrurën për Bashkinë e Tiranës si i pavarur, foli për herë të parë në një intervistë në emisionin “Top Stryy” të Grida Dumës. Ai u distancua nga fushatat partiake dhe mbështetjet tradicionale dhe deklaroi se nuk do të dalë me asnjë drejtues të partive politike në fushatë, përfshi edhe Sali Berishën. “Nuk jam futur në këtë garë për të përfaqësuar opozitën, por qytetarët. Nuk e ndaj ajrin apo trafikun sipas ngjyrave politike. Nuk do të dal në fushatë me asnjë kryetar partie, as me Berishën. Kam kërkuar që fushata ime të përqendrohet në grupe pune, jo në figura politike” Ai sqaroi se vendimi për të kandiduar si i pavarur erdhi pasi, sipas tij, opozita “kishte lënë sheshin bosh” dhe nuk kishte ofruar një alternativë reale. “Kushtet e deshën që këto ditë të merrja një vendim aspak të lehtë sepse mbart me vete shumë përgjegjësi, në fillim prisja që rrethi im të thoshte o Flor çfarë pate, por ndodhi e kundërta. Pata mbështetje dhe urime, që ishte gjëja e duhur në momentin e duhur. Partitë opozitare hapën dyert dhe e lanë sheshin e valles bosh, që dikush ta marrë përsipër. Unë dola që të nxis edhe të tjerë që janë si unë, ka ardhur koha që përfaqësuesi të jetë si qytetari-qytetarit, jo si dikush i punësuar nga partia” I pyetur për fotot e mëparshme me figura të njohura të PS-së, përfshirë Edi Ramën dhe Erion Veliajn, aktori u shpreh se ato nuk lidhen me aktualitetin politik. “Kjo foto është nga një aktivitet i FRESH në 2013, kur Rama shihej si një shpresë. Ndërsa takimi me Veliajn ka qenë në një aktivitet humanitar me të moshuarit, ku nuk isha i vetëdijshëm që ishte organizuar nga Bashkia” Duke iu referuar mbështetjes që mori nga Adriatik Lapaj dhe më pas edhe nga Sali Berisha, Binaj tha se nuk kishte kërkuar asnjëherë përkrahjen e askujt dhe nuk kishte pasur kontakte direkte me Berishën.

Top Channel/ Berisha thirrje për protesta: Më 17 prill për largimin e Ramës. Reagim edhe për naftën
28/03 15:08
Top Channel/ Takimi me dyer të mbyllura, Rama mbledh qeverinë me deputetët: Zbrisni në terren
28/03 15:06
Top News – ‘PS po kthehet në origjinë, është themeluar mbi krimin, ta rrëzojmë!’
28/03 14:49
Top News – ‘Patronazhistët, si sigurimi i shtetit gjatë diktaturës, do i ndëshkojmë!’
28/03 14:48
Top News – ‘Pensione cinike dhe qesharake, të moshuarit nuk blejnë dot ilaçe’
28/03 14:48
Top News – ‘Nafta, ndëshkim mbarëqytetar, çmimet në Shqipëria, sa në Zvicër’
28/03 14:48
Top News – Berisha akuzon për plaçkitje të pronës private.’Dimensioni më antiqytetar’
28/03 14:48
Top Channel/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Spiropali dhe Braçe ulen në fund të sallës
28/03 14:31
Top News -‘Lulzim Basha donte bashkimin me PS, tani jemi në kilometrin e fundit!’
28/03 14:25
Top News – ’83 thikat e krimit në parlament, BE reagoi!’ Berisha flet për Ballukun
28/03 14:25
Top News – ‘Më 17 Prill, PD në protestë! Nuk ka stabilitet pa dorëheqjen e Ramës’
28/03 14:16
Top News – PD proteston më 17 Prill. Berisha: Edi Rama ka vetëm një rrugë, dorëheqjen
28/03 14:15
Top Channel/ Rama mbledh qeverinë me deputetët. takimi me dyer të mbyllura
28/03 12:43
Top News – Spiropali ‘përballet’ me Ramën e Ballën. A do merren masa ndaj saj?
28/03 12:32
Top News – Rritja e çmimeve në vend. Tabaku: Shkak taksat e larta, kemi ekonomi të komanduar
28/03 12:31
Top Channel/ “Shqipëria kryeson në rajon”, Rama publikon raportin BTI 2026: Shqipëria e para në…
28/03 12:10
Top News –Rama mbledh ministrat e deputetët. Kadastra dhe harta administrative-territoriale në fokus
28/03 11:50
Top Channel/ Mesazhet e SHBA për Shqipërinë: Prioritet lufta ndaj krimit dhe mbrojtja
27/03 19:23
Top Channel/ Berisha i përgjigjet Ramës: Sulmon Europën për të mbuluar lidhjet me drogën
27/03 15:12
Top Channel/ ‘Balluku në kërkim të blerjes së shtetësisë’, Berisha: Po kërkon në disa vende dhe…
27/03 14:02