Në Lazarat u vu në funksion qendra e grumbullimit të bimëve medicinale një projekt me dimension social mbështetur nga qeveritë zvicerane dhe austriake i emërtuar Canabis Alternative ose qendra CAT. Që prej shkatërrimit të parcelave të kanabisit, jeta në fshatin e njohur edhe ndërkombëtarisht ka ndryshuar shumë, papunësia është mjaft e lartë dhe mundësitë për investime minimale.