Top Channel/ Bill Clinton shtrohet në spital, mjekët: Po e mbajmë nën vëzhgim!
24/12/2024 12:33

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton u shtrua në Spitalin Universitar MedStar Xhorxhtaun në Uashington me temperaturë të lartë e mjekët po e mbajnë nën vëzhgim. 78-vjeçarit po i bëhen analiza, megjithatë sic tha Angel Urena, zëvendësshefi i stafit të demokratit, ai mbetet në gjendje të mirë shpirtërore dhe është shumë mirënjohës për kujdesin e shkëlqyer që po merr”. Që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë gati një çerek shekulli më parë, presidenti i 42-të i SHBA-së ka përjetuar disa probleme shqetësuese shëndetësore. Në vitin 2004, ai iu nënshtrua një operacioni në zemër pas dhimbjesh të vazhdueshme në gjoks dhe vështirësisë në frymëmarrje. Një vit më vonë, u rikthye në spital për një operacion në mushkëri dhe në 2010-tën iu vendosën dy stenta në një arterie koronare. Në vitin 2021, ish-presidenti u shtrua në spital për gjashtë ditë në Kaliforni, ndërsa po trajtohej për një infeksion që nuk lidhej me COVID-19, në kohën kur pandemia ishte ende në kulmin e saj. Clinton, një demokrat që shërbeu dy mandate si president nga janari 1993 deri në janar 2001, foli në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago këtë verë dhe bëri fushatë përpara zgjedhjeve të nëntorit për përpjekjen e pasuksesshme të zëvendëspresidentes demokrate Kamala Harris në garën për Shtëpinë e Bardhë. Ai ka qenë mjaft i angazhuar e ka pasur dhe një axhendë të ngjeshur udhëtimesh që prej publikimit të librit të tij të ri, "Qytetari: Jeta ime pas Shtëpisë së Bardhë".

Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58