Për miliona njerëz anembanë botës, anglishtja është kthyer gati një lloj gjuhe zyrtare komunikimi: ajo është e para që përdorin jashtë gjuhës së tyre amtare. Në botën e globalizuar dhe të digjitalizuar të kanaleve të shumta të komunikimit dhe ekonomive të ndërthurura ngushtë globalisht, njohja e gjuhës angleze është e vetëkuptueshme, mbi të gjitha në botën e biznesit dhe tek të rinjtë.