Top Channel/ Bileta 50 lekë, nisin hetimet për urbanët e Kamzës
23/12/2025 19:56

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj ndërmarrjes SHPRESA – AL SHPK në tregun e transportit urban në Bashkinë Kamëz. Ky vendim është marrë pas ankesave të depozituara pranë Autoritetit të Konkurrencës dhe shqetësimeve të bëra publike në media, lidhur me rritjen e çmimeve të biletave dhe aboneve të transportit urban. Hetimi paraprak ka për objekt analizimin e kushteve të konkurrencës së lirë dhe efektive në tregun e transportit urban në Bashkinë Kamëz, veçanërisht për linjat: Kamëz – Tiranë – Kamëz Paskuqan – Babrru – Tiranë Referuar dokumentacionit zyrtar të administruar, rezulton se ndërmarrja SHPRESA – AL SHPK është i vetmi operator i licencuar për ofrimin e shërbimit të transportit urban në këto linja, duke zotëruar kështu pozitë dominuese në treg, në kuptim të Ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Nga vlerësimi paraprak i kryer nga Autoriteti i Konkurrencës, rezulton se nuk janë administruar analiza të plota ekonomike apo financiare që të provojnë se rritja e tarifave të biletave dhe aboneve është e mbështetur në rritje reale të kostove, është ekonomikisht e nevojshme dhe e justifikuar mbi baza objektive të tregut. Hetimi paraprak do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2025 deri më 12 dhjetor 2025, me qëllim vlerësimin nëse sjellja e ndërmarrjes SHPRESA – AL SHPK mund të përbëjë kufizim, shtrembërim ose pengim të konkurrencës, në kuptim të Ligjit nr. 9121/2003. Autoriteti i Konkurrencës do të vijojë me trajtimin e çështjes dhe do të informojë publikun për rezultatet e procedurës dhe çdo vendimmarrje të mëtejshme.

Top Channel/ Ulet çmimi i naftës, nga sot në orën 16:00, 209 lekë dhe benzina me 175 lekë për litër
11/04 15:14
Top Channel/ Rritet kriminaliteti te të miturit, 545 të mitur autorë në 3 muaj, 160 nën 14 vjeç
11/04 15:14
Top Channel/ Burgjet vendosin për ulje dënimi, propozimi heq gjykatat për kërkesat, synohet ulja e..
11/04 15:06
Top Channel/ Aksident në Vlorë, makina del nga rruga, tre të plagosur, mes tyre një 14-vjeçar
11/04 14:41
Top News- Kryepeshkopi Joan uron besimtarët ortodoksë për Pashkë: Ta gjejmë paqen në zemrat tona
11/04 14:26
Top Channel/ Fluks i lartë në Morinë, 33 mijë shtetas kalojnë kufirin, rriten hyrjet e pushuesve
11/04 12:27
Top Channel/ “Paqja e Krishtit mbi çdo luftë”, Kryepiskopi Joani: Thirrje për paqe në një botë…
11/04 12:26
Top Channel/ 2025, vit i paqëndrueshëm energjie, raporti i ERE: Thatësira uli prodhimin, konsumi…
11/04 12:23
Top Channel/ Gafa e Berishës gjatë bashkëbisedim me qytetarët: Ta filloj e një herë
11/04 12:22
Top Channel/ “Vrasje e dytë, do bëj rekurs”, Apeli ul dënimin e vrasësit të policit, reagon babai
11/04 12:21
Top Channel/ Kanosën për motive të dobëta babë e bir, në pranga 3 persona në Shkodër
11/04 11:44
Top Channel/ Kryepeshkopi Joan uron të gjithë besimtarët ortodoksë për Pashkët: Paqe në ju!
11/04 10:44
Top News- Rrjeti elektrik i amortizuar, shkrumbohet nga flakët bujtina në Librazhd
11/04 10:23
Top Channel/ Fluks i lartë lëvizjesh në Morinë, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime
11/04 09:31
Top Channel/ Përfshihet nga flakët një bujtinë në Librazhd, shkaktohen dëme të mëdha materiale
11/04 09:19
Top Channel/ Vrasje me armë zjarri në Nikël, qëllohet për vdekje nga fqinji
10/04 22:47
Top Channel/ Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai i viktimës
10/04 22:42
Top Channel/ Ceremonia e Epitafit, Mijëra ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04 22:23
Top News – Ceremonia e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
10/04 21:45
Top Channel/ ‘E Premtja e Zezë’ në Elbasan, qytetarët nderojnë Epitafin
10/04 21:42