Top Channel/ Bilanci i frikshëm i aksidenteve, 188 viktima e të plagosur në nëntor 2024
27/12/2024 15:09

Nxitimi për t’u kthyer në shtëpi një ditë para se të festonte ditëlindjen, i mori jetën një 20 vjeçari në autostradën Tiranë Durrës. I riu Sabri Kreka renditet në bilancin e INSAT mes 188 personave që humbën jetën ose mbetën të plagosur nga 147 aksidente në muajin nëntor. Nga ky bilanc përllogariten rreth 5 aksidente në ditë përgjatë muajit nëntor, megjithatë, shifrat flasin për një ulje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. INSTAT bën të ditur se nëntori i këtij viti, ka 20 aksidente më pak dhe 24 të aksidentuar ose të vdekur nga nëntori i 2023. Pavarësisht kësaj uljeje të lehtë, për 11 mujorin, nga Janar- nëntor, aksidentet kanë pasur një rritje domethënese. Gjatë kësaj periudhë janë shënuar 1517 aksidente, me rritje prej 34% në krahasim me 11 mujorin e një viti më parë, kur ndodhën gjithsej 1128 aksidente. Edhe të aksidentuarit janë me rritje prej 36%, duke u kaluar 2 mijë personat. Sa i përket vdekshmërisë në aksidente, sipas INSTAT, gjatë periudhës Janar- Nëntor 2024 është 9,8 për 100 aksidente, nga 15,7 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Aksidentet rrugore, në mbi 90% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç.

Top Channel/ Protestë për gjuhën shqipe në RMV, studentët demonstrojnë të hënën
04/04 20:06
Top News – Mision shpëtimi mes raketave. SHBA në kërkim të pilotit që u rrëzua në Iran
04/04 19:45
Top Channel/ Ngrica, humbin jetën emigrantët në Korçë! U gjetën në mal
04/04 19:45
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top Channel/ Nga rruga në Presidencë! Rrugetimi politik i Albulena Haxhiut
04/04 19:40
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News- Flakë e tym në Hormuz, Irani godet anijen e Liberisë: E lidhur me Izraelin
04/04 19:30
Top News- flakë e tym në Hormuz, Irani godet anijen e Liberisë: E lidhur me Izraelin
04/04 19:30
Top News – Bilanci i luftës/ Humbjet amerikane, 7 avionë luftarakë janë shkatërruar
04/04 19:30
Top News – Ultimatumi i fundit për Iranit. Trump- 48 orë kohë për marrëveshje, ose pasoja
04/04 19:02
Top News – Arrestohet bosi italian i Kamorrës. Merr fund arratia, fshihej në resortin luksoz
04/04 19:02
Top News- “Integrimi, projekt real”, ministri Hoxha dialog me studentët e Korçës
04/04 19:02
Top News – Osmani i dorëzon detyrën Haxhiut. ‘Kuvendi të zgjedhë sa më shpejt Presidentin’
04/04 19:01
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ Vjosa Osmani lë Presidencën, nuk përgjigjet nëse do të garojë në zgjedhjet e ardhshme
04/04 18:24
Top Channel/ E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në një zonë malore
04/04 18:23
Top News – PD kërkon interpelancë me Karakaçin. Shpjegime për krizën e energjisë dhe karburanteve
04/04 17:38
Top Channel/ Albulena Haxhiu merr postin e presidentit të Kosovës, Osmanit i mbaroi mandati
04/04 17:26
Top News – Vjosa Osmanit i përfundon mandati i Presidentes. I dorëzon detyrën kryetares së kuvendit
04/04 16:31
Top News – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpret linjat e reja drejt Liverpool dhe Dublin
04/04 15:32