Mbi 100 shtëpi dhe disa hektarë tokë bujqësore nën ujë! Është ky bilanci paraprak i përmbytjeve në Qarkun e Shkodrës, nga reshjet masive të shiut që përfshinë vendin gjatë dielës. Situata më problematike dhe me dëmet më të mëdha paraqitet në Bashkinë e Vaut të Dejës. Sipas Shtabit të Emergjencave, dalja nga shtrati e përroit të Glinës përmbyti rreth 100 banesa dhe disa hektarë tokë, ku u shënua dhe një rast evakuimi, ndërsa strukturat vijojnë punën në terren në mbështetje të banorëve. Reshjet e dendura kanë shkaktuar edhe rrëshqitje dherash e përmbytje edhe në rrugët kryesore e dytësore të qytetit dhe fshatrave.